Yerin Dibi! Një Koleksion i Fanzineve dhe Posterave Punk dhe Underground nga Turqia
Yerin Dibi! Një Koleksion i Fanzineve dhe Posterave Punk dhe Underground nga Turqia, të kuruar nga Tolga Güldallı. E ndërtuar me efemeret punk nga Turqia, ekspozita sjell një përzgjedhje të mbi njëqind zineve dhe posterave të prodhuar nga fillimi i viteve të 90a deri në mesin e viteve 2000 dhe, shpalos një pamje të historisë së vonë të Turqisë nga këndvështrimi i subkulturës punk. Ky koleksion i veçantë i zineve underground do të pasqyrojë jo vetëm strategjitë lokale të vet-organizimit të punk-ut dhe kulturës D.I.Y por gjithashtu do ta reflektojë përzierjen e çuditshme të stilit dhe politikës, specifike për kulturën punk. Paralelisht, ekspozita do të shpalosë të dhëna për rrjetin ndërkombëtar të subkulturës punk përpara kohës së internetit, duke treguar mjetet dhe mekanizmat që mundësuan qarkullimin e kulturës punk globalisht, në kundërshtim me kapitalizmin e mallrave.
Krahas hapjes së ekspozitës, Pykë-Presje poashtu po lanson një album përmbledhës me 19 grupe hardcore punk nga Turqia, prej viteve 1993 deri në 2021. I publikuar si kasetë, albumi është përpiluar nga Güldallı, dhe do të mund ta bleni në Pykë Shop.
Tolga Güldallı është fıgurë aktive në historinë punk dhe underground në Turqi. Ai ka luajtuar në bendet si Crunch dhe Haossa, ka qenë bashkë-autor i An Interrupted History of Punk and Underground Resources in Turkey 1978-1999 (me Sezgin Boynik, BAS, Stamboll, 2007) dhe mbështet faqen e internetit Punk Travma: Collective Memory of Punk in Turkey. https://punktravma.com.
Project mbështetet nga Foundation for Arts Initiatives.