top of page

Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi and Muslim Formation of Yugoslav Communist Party in Kosovo and Macedonia (1919-1921)

Ky projekti kërkimor afatgjatë fokusohet në mbështetjen e popullatës myslimane për Partinë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë dhe Maqedoni në 1919-1920. Vëmendje e veçantë i kushtohet te Sosyalist Fecri (Agimi Socialist), një gazetë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) e botuar në Shkup në vitin 1920, në gjuhën turke me shkrim osman/arab; Poezitë socialiste të Shehu i Teqes Melamit në Prizren Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi; Aktivizimi politik internacionalist i dy figurave socialiste nga Shkupi: Ferit Bayram dhe Nakiye Bayram.

Fillimisht Pykë-Presje botoi poezitë revolucionare të Haxhi Ymer Lutfi Paçarizit. Në kuadër të këtij projekti përkthehet në shqip poezia e Haxhi Ymer Lutfit, e botuar për herë të parë në Sosyalist Fecri në vitin 1920.

 

Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi (1870-1928) ishte një nga poetët më të rëndësishëm që jetonte në Prizren. Ai studioi në Stamboll dhe në Aleksandri dhe ishte poet mistik në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekujve XX. Ai shkroi në turqisht, persisht dhe arabisht. Në Prizren ishte Shehu i Teqes Melamive. Për shkak të reputacionit të tij si poet brenda Perandorisë Osmane dhe pozitës së tij si Sheh, ai ishte një figurë e respektuar në Kosovë dhe Maqedoni. Në vitin 1920, Ymer Lutfi Paçarizi shkroi një poezi të gjatë “Vëllezërve Fshatarë dhe Punëtorë”, duke i kërkuar popullatës myslimane në Kosovë dhe Maqedoni të votonte për Partinë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) të sapokrijuar. Poema u shkrua në gjuhën turke popullore në ortografi arabe dhe u lexua si në hapësirat publike në Prizren dhe në Shkup, në teqenë e Melamive dhe u botua në Sosyalist Fecri - gazeta në gjuhën turke e PKJ-së e botuar në Shkupi.

Projekti kërkimor shoqërohet me kërkimin për të kuptuar kritikën antikoloniale si një përgjigje politike ndaj qështjes së 'prapambeturisë' ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë, politikës imperialiste në Ballkan dhe çështjes agrare në fillim të shekullit të 20-të. 

Sosyalist Fecri Haci Omer Lutfu Pacariz
Pyke-Presje Logo
bottom of page